Postimet e Kim-it provokuan bandën për rrëmbim

 

Postimet e fundit të Kim Kardashian-it në mediet sociale, “e kanë lënë dritaren e saj të hapur” për grabitësit, ka thënë një ish-shef i policisë, transmeton Klan Kosova.

Peter Kirkham tha se stolitë e Kim-it janë vjedhur dhe shitur në, ndoshta duke përfunduar në Londër.

Ai tha se banda ishte ndoshta frënge dhe me anë të medieve sociale, është planifikuar vjedhja, për një numër ditësh.

Kirkham, i cili drejton konsulencën e tij të sigurisë ka thënë: “Shumica e stolive ishin marrë pothuajse menjëherë”.

Kirkham dyshon se plaçkitja është bërë nga një bandë lokale.

Ai tha: “Është e pamundur të thuhet, por me mend e mia ajo është një bandë francez.

Ndërsa eksperti i sigurisë Christopher Hagon, partner në grupin për menaxhimin e incidentit, tha ajo bëri veten një objektiv, sepse ajo gjithmonë dokumenton vendndodhjen e saj.

“Nëse ju jeni vazhdimisht duke informuar për vendndodhjen tuaj, duke e mbajtur emrin tuaj në sytë e publikut … mbajtjen e detajeve të pasurisë tuaj në sy të publikut atëherë ju jeni … duke rritur shanset për një sulm të mundshëm,” tha ai për revistën People,

Ai shtoi: “Nuk ishte diçka si, ata ishin vetëm duke ecur nëpër rrugë duke thënë:” Oh, kam dëgjuar se Kardashian është këtu dhe le të shkojmë për ta grabitur”.

“Kjo ishte një grabitje e organizuar”.

Kim është kthyer tashmë në Nju Jork, pasi hipi në një avion privat në Paris menjëherë pas incidentit.

img_0706

 

Be the first to comment

Leave a Reply