Fjolla Morina së shpejti me këngë të re, a do të konkurojë në “Kënga Magjike”? (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së fundmi është mjaft e angazhuar me spektaklit “Dance with me 3”, ku nga java në javë po sjellë performanca nga më të ndryshmet.

Por, Fjolla nuk e ka lënë anash as angazhimin e saj në muzikë, pasi shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet në studio teksa inçizon këngën e re te producenti Cricket Beats.

Këngëtarja aktualisht është kthyer në Prishtinë për realizimin e kësaj kënge, ndërsa po përflitet se ajo këtë vit mund të konkurojë edhe në “Kënga Magjike”.

Pjesmarrja e saj në një nga spektaklet më të njohura të Televizionit Klan, të çojnë rreth mendimit se ajo mund të jetë një nga konkurentet e festivalit këtë vit, duke marrë parasysh që të gjithë këngëtarët pjesmarrës në “Dance with me 2” vitin e kaluar, ishin pjesë e “Kënga Magjike”.

Ndërkohë që Alban Ramosaj, një nga konkurentët në edicionin e sivjetëm të “Dance with me”, javën e kaluar ka prezantuar edhe këngën e tij më të re “Aurora”, pjesmarrëse në “Kënga Magjike 2016”. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply