Gjermania e fortë për Çekinë (Video)

Gjermania ka fituar 3:0 ndaj Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusia 2018’

Skuadra e Joachim Loew është treguar e fortë për atë të Karel Jarolim. Kampionët e Botës mposhtën Çekinë me rezultat të pastër 3:0, duke vazhduar kryesimin në Grupin C me gjashtë pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, përcjell Gazeta Express.

Golat për ekipin e Loew i shënuan ylli i Bayern Munichut, Thomas Muller dhe ai i Real Madridit, Toni Kroos.

Muller realizoi golin e parë dhe të tretë (13’ dhe 65’), derisa Kroos realizoi golin e dytë (49’). /Express/

[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=Lp6-ngz9Jk0[/embedyt]

Be the first to comment

Leave a Reply