Bie bora e parë në Kosovë (Foto)

Në bjeshkët e Junikut, në vendin e njohur si Gropa e Erenikut, ka rënë bora e parë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet atmosferike pritet të intensifikohen edhe gjatë javës që po hyjmë.

Temperaturat do të luhaten nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 6C, e ato maksimale nga 13C deri në 16C.

Do të fryjë erë verilindore dhe juglindore 2-7m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të zbres nën këto vlera.

bore-junik

Be the first to comment

Leave a Reply