De Biasi: Do provojmë një rezultat pozitiv, por do jemi të detyruar të mbrohemi

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në konferencën për media ndaj Spanjës.

Me këtë rast tekniku italian ka thënë se do bëjmë një lojë mbrojtëse, jo për nga dëshira, por se jemi ‘të detyruar’ nga loja sulmuesi e kundërshtarit.

“Mendoj se ky grup lojtarësh ka kapacitet për të dhënë më tepër. Jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e Spanjës, por ne do të luajmë më të gjitha shanset për të marrë rezultat pozitiv”.

“Nuk e di nëse do të kemi një autobus aq të madh sa të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër do të nevojitej një autobus pa rrota, sepse rrezikon që edhe në atë pak hapësirë që ekziston, ta pësosh”, ka deklaruar De Biasi.

“Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk është çështje zgjedhjeje, por diçka e tillë të imponohet nga loja e kundërshtarit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply