Kuvendi, së shpejti me departament për analizat ligjore (Video)

Kuvendit do t’i shtohet edhe një departament i ri. Organi legjislativ së shpejti do të bëhet me Departament për analiza ligjore, bazuar në praktikat e Kongresit Amerikan dhe Parlamenteve të rajonit.

Njohës të rrethanave të drejtësisë në vend po e vlerësojnë pozitivisht themelimin e këtij departamenti.

Flamur Hyseni, ekspert ligjor nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, pohon se departamenti do të ndikojë që asnjë projektligj të mos procedohet tutje pa u bërë ekspertiza profesionale.

Ndonëse nuk janë bërë të ditur emrat e atyre që do të jenë pjesë e këtij departamenti, Hyseni vlerëson se roli i ekspertëve të huaj është i rëndësishëm në bartjen përvojave profesionale. Ndërsa, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë, ka një hallë se kush do të jenë anëtarët e departamentit. /Gazeta Tribuna/

[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=qu-FyxQ3E-Y[/embedyt]

Be the first to comment

Leave a Reply