Pjesa e dytë, Shqipëria pëson, 0-1 për Spanjën

Pas një gabimi të Berishës, i cili pason keq me këmbë, Vitolo rekuperon topin, pason te David Silva, i cili i shërben Diego Costa-s. Me portën e boshatisur, sulmuesi i Chelsea zhbllokon rezultatin.

forr

Pjesa e parë

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Spanjës që po zhvillohet në Shkodër.

Shqipëria po zhvillon sonte ndeshjen e tretë në grup përballë Spanjës. Ish-kampionët e botës do të tentojnë të marrin kreun e grupit G duke mundur Shqipërinë.

Megjithatë trajneri De Biasi dhe lojtarët e kombëtares shprehen të gatshëm për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive pavarësisht kundërshtarit të fortë. Me dy ndeshje të fituara, Shqipëria  mban kreun e grupit.

Formacionet

Mësohet formacioni me të cilin Shqipëria do të luajë kundër Spanjës, në stadiumin “Loro Boriçi” sonte në orën 20:45.

Shqipëria do të zbresë në fushë me këtë formacion: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Lila, Xhaka, Memushaj, Roshi, Lenjani dhe Balaj.

Ndërsa Spanja përgjigjet me: De Gea; Piqué, Ramos, Monreal; Busquets, Koke, Thiago, Iniesta; Vitolo, Diego Costa dhe Silva.

Arbitri i ndeshjes do të jetë holandezi Bas Nijhuis.

253683

Be the first to comment

Leave a Reply