Premtimet e njëjta për heqjen e vizave

Kanë kaluar gati gjashtë vjet kur filluan premtimet e lidershipit për liberalizimin e vizave, ndërkohë që ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.Premtimet vazhdojnë…

Para gjashtë vjetësh drejtuesit e Qeverisë kanë filluar të japin premtime për liberalizim të shpejtë të vizave, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur.

I pari që i pati filluar këto heqje vizash ka qenë ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në dhjetor të vitit 2010 u kishte premtuar qytetarëve se brenda 15 muajve ata do të udhëtonin në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza.

“Ju siguroj dhe garantoj sot, juve qytetarë, se vetëm për 15 muajt e ardhshëm nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në gjithë Evropën”, pati premtuar Thaçi.

Kurse në nëntor të vitit 2011 pati thënë se viti 2012 do të jetë vit i liberalizimit tëvizave. “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”, pati thënë Thaçi, shkruan sota Gazeta „Zëri“.

Por, as në vitin 2012 nuk u hoq regjimi i vizave, kështu edhe viti 2013 u proklamua si vit i liberalizmit të vizave, gjë e cila as këtë vit nuk ndodhi. Premtimet e Thaçit vazhduan edhe në vitet vijuese.

Edhe pasuesi i Thaçit në postin e kryeministrit, Isa Mustafa, pas formimit të Qeverisës në dhjetor të vitit 2014 ishte shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2015 pati thënë se në vitin 2016 do të hiqet regjimi i vizavepër kosovarët

Be the first to comment

Leave a Reply