Ujkani: Kosova meritoi më shumë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, mendon se Dardanët kanë mundur të nxjerrin diçka nga ndeshja me Ukrainën, ku humbën me rezultat 3:0 – duke pësuar dy gola pas minutës së 80’të.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Goli i parë ishte një moment i papërshtatshëm pasi ne ishim në sulm kur ata përmes kundërsulmit shënuan”, tha fillimisht Ujkani.

“Ajo çfarë duhet të mendojmë është që të mos pranojmë gola si ai i dyti dhe i treti, pasi në të parin askush nuk kishte faj”, shtoi ai

“Besoj se kemi mundur të rikuperojmë rezultatin dhe të dalim në epërsi 2:1, pasi kishim shumë raste. Mund të them se kishim 3-4 raste të mira. Duhet të vazhdojmë të punojmë, besoj se jemi rrugës së duhur. Djelmoshat po bëjnë një punë të mirë dhe shpresoj të punojnë edhe më shumë”, theksoi mes tjerash Ujkani. /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply