Vdes në burgun e Fierit xhaxhai që u akuzua për përdhunimin e mbesës (VIDEO)

Zemra e 47-vjeçarit Thoma Çala nuk ka mundur të përballojë më tepër akuzat e mbesës së tij për abuzim seksual, të cilat nuk i pranoi kurrë.

Rreth një vit pas denoncimit të mbesës së tij, Thoma Çala ka humbur jetën në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës.

Vetëm pak ditë më parë, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24”.

19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.

“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.

DENONCIMI I VAJZES

Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010, kur ajo ende nuk kishte mbushur 14 vjeçe. Mësohet se denoncuesja ka theksuar se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte njeriu se pastaj do t’i dilte nam i keq.

[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=0-xJT4mA5lI[/embedyt]

Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur në atë kohë.

Be the first to comment

Leave a Reply