Ish-trajner i Interit: Ronaldos i pëlqenin klubet e natës më shumë se stërvitjet

Ish trajneri i Interit, Mircea Lucescu ka thënë se Ronaldo është një ‘Fenomen’, por ai më shumë i pëlqente klubet e natën se sa stërvitjet.

Lucescu ka qenë trajner i Ronaldos te Interi në sezonin 1998-99, ku shënoi 4 gola në vetëm 19 paraqitje në Serie A.

Trajneri tani është te Zenit St Petersburgu.

 “Më pëlqen shumë ‘Il Fenomeno’, por atij nuk i pëlqenin stërvitjet”.

“Kalonte më shumë kohë në klubet e natës dhe dëshironte të luante pa stërvitje, por ishte talent fantastik”.

“E mbaj mend edhe një zënkë mes argjentinasve dhe brazilianëve me mua në mes. Intervenuar të tjerët…”, ka thënë Lucescu. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply