“Lamborghini” kosovar i ndërtuar nga djaloshi nga Gjilani (Video)

Djaloshi nga Gjilani, i cili krijoi automobilin e tij, është inspiruar nga marka e njohur e veturave Lamborghini.

Driton Selmani ka punuar në këtë veture përgjatë dimrit të kaluar dhe në fund kjo është arritja e tij.
Deri më tani sipas tij janë shpenzuar afro 30 mijë euro.
Ai është inspiruar nga Lamborghini Reventon, duke i ofruar shumë origjinalit derisa premton se do të bëjë përparime të mëtutjeshme.
Motori dhe pjesa e jashtme ishte e llojit Mitsubishi 3.0.
[embedyt] http://www.youtube.com/watch?v=t85vuRzlk1A[/embedyt]

Be the first to comment

Leave a Reply