Konjufca: Klani “Pronto” e kontrollon drejtësinë

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka folur për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohet se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës.

Konjufca lidhur me këtë theksoi se drejtësia në Kosovë është e kontrolluar nga klani “Pronto”.

Sipas tij, dëshmia më e mirë është se Qeveria përdorë institucionet për të shpallë Vetëvendosjen terroriste.

 Konjufca tha se policia  ka montuar prova të rrejshme duke i burgosur aktivistët të cilët po mbahen me aktakuzën për terrorizëm.

Sipas tij, rasti i arrestimeve të Vetëvendosjes do të del rasti më i montuar që nga paslufta. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply