Marketet e Kosovës shesin mishin e prishur (Foto)

Produktet e prishura të mishit janë gjetur nga konsumatorët në një nga marketet më të mëdhaja në Kosovë, në ETC.

Një lexues i “Indeksonline” i ka dërguar redaksisë foto ku shihet mishi i bardhë i pulës i tymosur, ku brenda gjendet edhe një insekt që duket të jetë mizë.

14694611-10210620982230779-1338348736-n

Në foton tjetër shihet sallami i prishur, deri sa vërehet se na ambalazh nuk është shkruar as data e prodhimit, as e skadimit.

14627906-10210620982670790-1763825276-n

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, pasi që mediat, përfshirë portalin “Indeksonline” vazhdimisht po raportojnë për prishjen e produkteve ushqimore nëpër marketet e mëdha në Kosovë, pa përjashtim. Deri sa, konsumatorët janë ata që shprehin pakënaqësitë e tyre në media për produktet e prishura, ose të skaduara./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply