Bamirësia e Mehmedit bën jehonë edhe në Zvicër


Bamirësia e sulmuesit shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, ka bërë bujë edhe nëpër mediumet zvicerane.

Të hënën ishte raportuar nga mediumet shqiptare në Maqedoni se sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Mehmedi, e ka bërë me shtëpi një familje gjashtanëtarëshe nga fshati Padalishtë në afërsi të Gostivarit, transmeton Koha Ditore.

Familja gjashtë anëtarësh kishte jetuar në kushte të mjerueshme, në një shtëpi të vogël, ku nuk kishte as një kuzhinë të mirëfilltë apo banjë. Mehmedi, që është nga Gostivari, qysh para një viti i kishte ofruar ndihmën e tij familjes Mustafi dhe familja së shpejti mund të bartet në shtëpinë e re.

Mehmedi për „20minuten.ch“ ka konfirmuar donacionin e tij dhe ka thënë se babai i tij është në Maqedoni për t’u përkujdesur që gjërat të shkojnë si duhet.

„Mehmedi ia dhuron familjes së varfër një shtëpi të re“, ka shkruar „20minuten.ch“.

„Reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, tregon zemër të madhe. Ai ia dhuron familjes Mustafi, që jeton në kushte të mjera në afërsi të qytetit maqedonas-Gostivar, një shtëpi të re“, ka shkruar „Blick“. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Be the first to comment

Leave a Reply