Cila është gjëja më e “çmendur” që ka bërë Bleona Qereti?!

Bleona Qereti është këngëtarja e famshme shqiptare e cila karrierën e saj e ka zhvendosur edhe përtej kufinjëve shqipfolës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave për secilën lëvizje që bën.

Falë ekspresivitetit të saj e kemi gjetur të përfshirë nëpër titujt kryesorë të showbizit.

E së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “MangoBunch”, ku ka shprehur shumë gjëra personale nga jeta e saj.

Ndër shumë pyetje të tjera, e pyetur se cila ishte gjëja më e çmendur që ka bërë ndonjëherë ajo u përgjigj se ka fluturuar nga Shqipëria në Amerikë vetëm që të merte pjesë në një darkë dhe pastaj është kthyer prapa menjëherë.

Kujtojmë se revista që e ka intervistuar Bleonën është mjaftë e njohur për intervistat e bujshme të këngëtarëve të famshëm botërorë./prive.al/

Be the first to comment

Leave a Reply