Dëmtohet shumë rëndë mesfushori i kombëtares shqiptare

Futbollisti shqiptar i Freibrgut, Amir Abrashi është lënduar shumë rëndë gjatë seancës stërvitore me klubin gjerman.

Abrashi i cili ndeshjen e Shqipërisë me Spanjën e ndoqi nga stoli, ka përfunduar në spital pasi që ka goditur me kokë shtyllën gjatë largimit të topit.

Dyshohet se ai ka pësuar një tronditje dhe si rrjedhojë do të lihet paraprakisht pushim për këtë fundjavë, ndërsa priten ekzaminime të tjera.

i është në spital, ne duhet të presim diagnozën para se të flasim më qartësisht për situatën e tij”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane, Kristian Staih. /Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply