Mozzik mohon pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”

Reperi i njohur Mozzik është përfolur së fundmi se mund të jetë një nga emrat e rinj pjesmarrës në festivalin “Kënga Magjike 2016”, por kjo mesa duket del të mos jetë e vërtetë.

Prezantuesi i festivalit Ardit Gjebrea në emisionin e tij të fundit konfirmoi pjesmarrjen e disa artistëve të rinj, të cilët pritet të interpretojnë live javën e ardhshme, dhe njëri ndër emrat ishte Gramos Aliu, por që në fakt është një këngëtar tjetër dhe ngjan me emrin e Mozzik-ut, i cili është Gramoz Aliu.

Telegrafi ka kontaktuar me menaxhmentin e këngëtarit, gjersa ata e kanë mohuar kategorikisht këtë lajm, duke thënë se Mozzik shumë shpejt do të sjellë në treg një bashkëpunim të ri me këngëtaren Arta Mehmeti, dhe nuk ka në plan të marrë pjesë në ndonjë festival. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply