Arlind Ajeti ka një super lajm për Kombëtaren

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është gati të rikthehet në fushën e blertë pas një lëndimi të gjatë.

Arlind Ajeti gjithashtu i ka munguar Kombëtares shqiptare ndaj Maqedonisë, Lihtenshtajnit dhe Spanjës, megjithatë, është i gatshëm për duelin kundër Izraelit më 12 në Shkodër

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Ajeti është gati të rikthehet dhe të bindë trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajloviq. Ai ishte lënduar në muajin gusht, para se të luanin ndaj Milanit dhe nuk ka arritur të luajë.

Ai u transferua në afatin e verës në Torino, por ende nuk ka debutuar në ndeshjet zyrtare me skuadrën italiane.

Ajeti gjithashtu i ka munguar Kombëtares shqiptare ndaj Maqedonisë, Lihtenshtajnit dhe Spanjës, megjithatë, është i gatshëm për duelin kundër Izraelit më 12 në Shkodër.

Ajeti shihet si njëri nga mbrojtësit më të mirë shqiptar dhe pasardhës i Lorik Canës në Kombëtaren kuqezi.

Be the first to comment

Leave a Reply