Ronaldo ka mentalitetin e një 12-vjeçari ja pse!!

Mads Timm ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Mads Timm, ka kritikuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për të cilin tha se ka mentalitetin e një 12-vjeçari.

Ai, po ashtu, tha se portugezi interesohet vetëm për vete dhe nuk brengoset se çfarë mendojnë të tjerët për të.

“Ai është tërësisht indiferent ndaj lojës kolektive në skuadër. Ai gjithmonë flet vetëm për vete. Edhe sot pas gjithë atij suksesi, ai ende nervozohet kur shënon ndonjë shok i skuadrës para tij”, ka shkruar Timm në librin e tij biografik.

“Mentalisht ai ma kujton veten kur isha 12 vjeç. Mendoj se ai nuk mërzitet çfarë mendojnë tjerët për të dhe kjo mendoj se është njëra nga arsyet pse ai ka arritur që të mbijetojë në futbollin profesional”

Be the first to comment

Leave a Reply