Arrestohen hajnat e 12.000€

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre të dyshuar për ‘grabitje’.

Sipas organeve të rendit, të arrestuarit dyshohen se më 2 tetor në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur një femre çantën e krahut në të cilën kishte 12.000 euro.

Të dyshuarit jjanë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën.

Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Klan Kosova.

Be the first to comment

Leave a Reply