Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Izrael, nuk ndryshon çmimi nga ndeshjet e para

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave, një muaj përpara sfidës kualifikuese me Izraelin e cila do të luhet në 12 nëntor në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së e cila është bileta.fshf.org. Federata nuk i ka ndryshuar çmimet e biletave nga dy ndeshjet e para që kombëtarja ka luajtur, duke nisur nga 1000 lekë të rinj, për të vazhduar me biletat me vlerë 1500 lekë.

Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2000 lekë, ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3000 lekë të rinj. Gjithashtu në treg janë hedhur edhe biletat në tribunat qëndrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8000 lekë të rinj, mdërsa në tribunën VIP, ato kushtojnë 18000 lekë.

Be the first to comment

Leave a Reply