Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit të Nehat Thaçit


Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së nënkolonelit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi që t`i ndërpritet paraburgimi, që i ishte caktuar në fund të muajit shtator nga Gjykata e Nishit.

“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake më 13 tetor janë refuzuar propozimet e mbrojtësve të të pandehurit për përfundimin paraburgimit “, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” zëdhënësja e gjykatës, Tanja Koljenshiq, transmeton Klan Kosova.

Kundër këtij vendimi nuk mund të apelohet, kështu që Thaçi aktualisht mbetet në paraburgim.

Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtator, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish në paraburgim në vitin 2010.

Thaçi u transferua më pas në Beograd dhe më 10 tetor ai dëgjoi Prokurorinë për Krimin e Organizuar, i cili ka filluar një hetim kundër tij për veprën penale të terrorizmit.

Be the first to comment

Leave a Reply