Shkëlzen Gashi në garë për çmimin e madh në MLS

Shkëlzen Gashi vazhdon të lë gjurmë në futbollin amerikan në fanellën Colorado Rapids.

Ylli i Kombëtares Shqiptare që pas paraqitjeve të mira u zgjodh futbollisti më i mirë i muajit shtator në MLS, ka hyrë në garë edhe për një tjetër çmim.

Gashi është përzgjedhur në mesin e pesë kandidatëve për çmimin “Debutuesi i vitit”, që vlerëson lojtarin më të mirë në sezonin e të parë në ligën amerikane të futbollit (MLS), përcjell lajmi.net.

Nëse Gashi vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit, ai do të jetë favoriti kryesor për këtë çmim, duke ditur se ka ndihmuar Coloradon për arritjen në fazën playoff.

Be the first to comment

Leave a Reply