Arrestohet një person në Rahovec

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se djë në Ratkoc të Rahovecit është arrestuar një person pvr arsyen se ka fyer një zyrtar policor në krye të detyrës, shkruan Gazeta Express.

“Më 14.10.2016, në orën 13:30, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka ofenduar zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell Koha.net. “Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.

Be the first to comment

Leave a Reply