Ancelotti: Nuk luajtëm mirë, do të bëjë ndryshime

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, është shprehur i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së tij kundër Eintracht Frankfurtit.

‘Bavarezët’ dje nuk kanë mundur të marrin më shumë së një pika në udhëtim tek Frankfurti, duke luajtur baras 2-2, transmeton KosovaPress.

Tekniku italian thotë se skuadra e tij nuk luajti mirë kundër Frankfurtit. Ai ka paralajmëruar ndryshimet në skuadrën e tij.

“Ne nuk luajtëm mirë dhe nuk treguam qëndrim të duhur. Fjetëm në 45 minutat e para”, ka thënë Ancelotti.

“Unë kam nevojë për ndryshime, unë dua ta shoh ekipin tim duke fituar dhe unë do të bëjë ndryshime”, tha ai

Be the first to comment

Leave a Reply