DailyMail: A është ky problemi i Granit Xhakës? (FOTO)

Arsenali kishte në kontroll ndeshjen me Swansean, deri në momentin që Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.
Mesfushori 25 vjeçar pas një ndërhyrje nga prapa, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, për të lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë për 20 minuta.

Për këto 20 minuta, Arsenalit iu desh të ruante epërsinë prej një goli që kishte, përballë Swansea që kishte marrë zemër dhe kërkonte të arkëtonte së paku një pikë nga ky udhëtim.

DailyMail sot ka shkruar për Granit Xhakën, dhe kartonët e shumtë të kuq që ka marrë në karrierë mesfushori.

Në tre vitet e fundit, Xhaka është ndëshkuar tetë herë me karton të kuq.

“A janë kartonët e kuq problemi i Granit Xhakës”?, pyet DailyMail,

Lajmi për Xhakën është lajmi kryesor në këtë medie britanike.

Be the first to comment

Leave a Reply