De Boer flet pas humbjes befasuese të Interit

Frank De Boer ka kritikuar skuadrën e tij pas humbjes befasuese nga Cagliari.

Interi u mund 1:2 në ‘San Siro’ nga Cagliari, edhe pse ishte skuadra e parë që në këtë ndeshje gjeti rrjetën.

Trajneri i Interit u shfaq me kritika pas ndeshjes për lojtarët e tij.

“Kam parë një skuadër që harroi të luante pas golit. Ishte një moment i keq. Duhet të analizojmë se çfarë ndodhi, unë në këto momente nuk di si të jap shpjegim”, deklaroi De Boer

“Me këto rezultate kemi humbur edhe besimin, kjo u pa edhe pas golit. Humbëm gjithçka”.

“Sot në fushë pash një skuadër që nuk dëshironte të fitonte, mendoj se është problem mentaliteti”, përfundoi trajneri holandez.

Be the first to comment

Leave a Reply