Handanovic e Icardi e marrin në qaf Interin (Video)

Interi është mposhtur në San Siro nga Cagliari me rezultat 2-1.

Icardi fillimisht, në minutën e 26-të humbi penalltinë, ku si duket ishte kundërpërgjigje për tifozët e Interit që shpalosen parulla kundër tij.

Në minutën e 56-të Joao Mario shënoi golin e vetëm për Interin.

Frederico Melchiorri barazoi rezultatin në minutën e 71-të, për ta rikthyer në lojë Cagliarin.

Kur Interi kërkonte të shënonte golin e fitores, këtë e bëri Handanovic, mirëpo duke shënuar në golin e tij.

Cagliari pas kësaj fitore ngjitet në poziten e shtatë me 13-pikë, ndërsa Interi mbetët në poziten ë 12-të me 11 pikë.

Be the first to comment

Leave a Reply