Bebe Rexha zbulon pse u pagëzua me emrin Bleta dhe shumëçka rreth karrierës në MTV (Video)

Bebe Rexha ka folur rreth eksperiencës së të qenit nikoqire e MTV EMA Awards.

Ajo ndër të tjerash ka treguar edhe kohën se sa të vështirë e kishte të depërtonte në tregun muzikor, ndërsa tani do të jetë udhëheqëse e ceremonisë, e cila do të zhvillohet më 6 nëntor në Rotterdam të Holandës.

Bebe ka thënë se vite më parë kur e ka takuar Eminemin, ai nuk e kishte njohur deri momentin që i kishte treguar se ajo është tekstshkruasja e hitit ‘Monster’, ku reperi pati mjaft sukses pas bashkëpunimit me Rihannën.

Këngëtarja nuk hezitoi te thoshte si në të kaluarën se ‘ndihet krenare që është shqiptare duke bërë shqiponjën me duar’.

Ajo më tutje ka zbuluar se si e kishte pagëzuar babai me emrin Bleta duke thënë se kur kam lindur i kisha sytë e mëdhenj dhe në këtë formë i ati i ndjerë i këngëtares e ka quajtur Bleta.

Por, amerikanët e kishin të vështirë që ta theksonin emrin e saj duke e ‘shtrembëruar’ në Blleta, Beta, Bebe dhe në fund, këngëtarja vendosi që të nofkën artistike të merrte – BEBE.

 

 

Kjo e fundit zbuloi se tashmë shkruan 20-30 tekste në vit për këngëtarë të ndryshëm dhe se do të vazhdojë të ketë bashkëpunime të ndryshme.

Vlen të theksohet se këngëtarja nga Dibra është nominuar në kategorinë për yllin e ri më të mirë dhe në atë për depërtimin më të mirë në skenën botërore, kurse Dua Lipa vetëm në kategorinë për depërtimin më të mirë
https://web.facebook.com/MTVEMA/videos/10154016988838404/

Be the first to comment

Leave a Reply