Futbolli kosovar në zi, vdes ish-gjyqtari i njohur

Ka ndërruar jetë Shefshet Bajrami, njeriu që i dha shumë futbollit kosovar, që nga pavarësimi i tij.
Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës e ka dërguar në familjen e të ndjerit një telegram ngushëllimi.

“E nderuara familje e Shefshet Bajramit! Lajmi për vdekjen e Shefshet Bajrami, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.

Kontributi i Shefshetit ishte i çmueshëm, në pavarësimin e futbollit të Kosovës e sidomos në Shoqatën e Gjyqtarëve dhe ndarjen e drejtësisë kudo në fushat e futbollit duke u bërë ballë dhunës së okupatorit. Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”.

Be the first to comment

Leave a Reply