Interi ndëshkon Icardin, vendos edhe për shiritin e kapitenit

Inter ka dënuar me një gjobë Mauro Icardin, ndërsa ka vendosur që të mos ia marrë shiritin e kapitenit

Mauro Icardi ka ofenduar tifozët e Interit në librin e tij biografik dhe kjo ka pezmatuar tifozët e skuadrës.

Drejtuesit e skuadrës sot kanë biseduar me Icardin, të cilin kanë vendosur ta ndëshkojnë, por duke mos ia prekur shiritin e kapitenit, çka ishte edhe dëshira e tifozëve.

Icardi ka pranuar vendimet e klubit dhe ka kërkuar falje për fjalët e tij, ndërsa ka premtuar që ato faqe do të hiqen nga libri.

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e lojtarit:

Dy ditët e fundit kanë qenë më të trishtat në historinë time tek zikaltrit. Unë gjithmonë e kam ditur se Inter është një familje, dhe familja vjen e para. Momente të vështira dhe keqkuptime mund të ndodhin. Gjithçka nisi nga një faqe në librin tim e cila duhet thënë se ishte e shëmtuar, po vetëm nga instikti i momentit. Disa fjalë të shkruara në atë faqe kanë sjell shumë pakënaqësi duke prekur tifozët e Inter.

Kjo ofenduar shumë njerëz, por duhet të shikojmë gjithmonë përpara dhe në qoftë se është e mundur, do të bëj gjithçka që t’i kthejmë gjerat në normalitet. Për këtë kërkoj ndjesë dhe do të angazhohem që këto faqe te mos jenë më, në mënyre qe askush të mos ndjehet i ofenduar apo i tradhtuar. Sot kam folur më shoqërinë dhe e kemi mbyllur këtë çështje të hidhur dhe të gjithë së bashku, kemi vetëm një objektiv: të mirën e Interit, sepse asgjë dhe askush nuk është më i madh se Interi”.

“Për këtë arsye e kam pranuar çdo vendim të klubit. Në të ardhmen do jem më i vëmendshëm, gjë të cilën edhe roli im e kërkon. Tani, të bashkuar më shumë se kurrë, t’i përgatisim angazhimet e ardhshme me përqendrim maksimal”.

Be the first to comment

Leave a Reply