S’ka fitues në derbin Liverpool – Manchester United

iverpooli dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 0:0 në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Anfield Road’, nuk solli asnjë gol, e po ashtu u panë pak raste.

Rastin më të mirë të ndeshjes kishte Emre Can, por goditjen e tij e ndali portieri De Gea, me një intervenim të jashtëzakonshëm.

Pas këtij barazimi, Liverpooli renditet në pozitën e katërt me 17 pikë, ndërsa Unitedi në të shtatën me 14 pikë.

Be the first to comment

Leave a Reply