Arsen Wenger “godet” Granit Xhakën

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se e ka paralajmëruar Granit Xhakën për kartonin e kuq.

Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në fitoren 3-2 të “Topçinjve” ndaj Swanseas. Reprezentuesi i Zvicrës, i cili u transferua te gjiganti londinez për 36.5 milionë euro, është ndëshkuar me karton të kuq edhe në ndeshjen e zhvilluar me skuadrën kombëtare ndaj Portugalisë muajin e kaluar.

Kjo do të thotë se ylli shqiptar është ndëshkuar tetë herë me karton vetëm brenda dy viteve të fundit.

I pyetur nëse ai e ka parë të nevojshme të flas rreth ndëshkimit të Xhakës të shtunën, Wenger u përgjigj “Po”.

“Por, është vetëm një karton dhe ne nuk jemi përgjegjës për kartonët e kuq që ai ka marrë diku tjetër. Ai bëri një ndërhyrje të keqe që mund të ndëshkohej me karton të verdhë ose të kuq dhe kjo nuk do të thotë që ishte për të lënduar dikë”

“Megjithatë, mendoj se ai është mjaftë inteligjent për të analizuar atë gjithashtu”, shtoi francezi.

Be the first to comment

Leave a Reply