Deri kur kështu?!

Stadiumet kosovare lënë shumë hapësira për huliganë

Futbolli kosovar është përballur me shumë vështirësi në dekadat e fundit. Fillimisht u pavarësua nga ai serb, duke bërë që ndeshjet të zhvillohen aty ku mundeshin, pa kushte elementare. Pas luftës synimi kryesor ishte pranimi në arenën ndërkombëtare. Edhe kjo ndodhi, por skenat e pahijshme nuk janë ndalur. Një e tillë ndodhi në ballafaqimin mes Llapit dhe Feronikelit. Skuadra mysafire ishte duke fituar 3:0, ndërsa në minutën e 63-të një tifoz vendas ka sulmuar gjyqtarin anësor, Erduan Baliqi. Ky i fundit nuk ishte në gjendje të vazhdojë më lojën, kurse gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri e ndërpreu ndeshjen, që pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3, ndërsa skuadra llapjane mund të dënohet edhe më shumë Njoftim nga Vskmedia!

Be the first to comment

Leave a Reply