Gjigantët e Evropës çmenden pas yllit të ri të Uruguait (Video)

Joaquin Ardaiz, sulmuesi i skuadrës uruguaiane, Danubio, ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Paraqitjet e mira me skuadrën uruguaiane, Danubio, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të zgjojnë interesim për 17-vjeçarin, Joaquin Ardaiz.

Sipas „The Sun“, interesim për sulmuesin e ri kanë shfaqur skuadrat si: Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Porto.

Pavarësisht këtyre interesimeve,  Ardaiz pëlqen skuadrën e Liverpoolit.

„Unë e dua Liverpoolin dhe Premierligën dhe unë dua të luaj atje”, ka deklaruar uruguajani, i cili krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin

 

Be the first to comment

Leave a Reply