Guardiola kërkon të transferojë në Angli lojtarin e Bajernit

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka filluar të mendojë që tani për transferimin e lojtarëve në merkaton e verës.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, spanjolli i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të fillojnë të punojnë për të sjellë në ishull David Alaban, nga Bajerni i Mynihut.

24-vjeçari, ishte një nga lojtarët më të preferuar të spanjollit, kur ky i fundit drejtonte klubin gjerman, dhe tani e dëshiron me çdo kusht atë në Mançester.

Largimi i tij nga Bajerni gjatë merkatos dimërore në janar do të jetë shumë i vështirë, por ish-tekniku i Barcelonës e dëshiron atë me çdo kusht gjatë verës.

Çmimi i Alabës është 40 milionë paund, dhe për sheikët e Sitit, kjo është diçka e parëndësishme, pasi drejtuesit janë të gatshëm që të plotësojnë çdo kërkesë të strategut spanjoll.