Mascherano: Barcelona duhet të ketë frikë nga ky lojtar i Cityt

Javier Mascherano, mbrojtësi i Barcelonës, ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero

Barcelona dhe Manchester Cityt do të përballen nesër në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Para këtij takimi, Javier Mascherano ka paralajmëruar lojtarët e Barcelonës që të kenë kujdes nga Sergio Aguero.

„Aguero është një nga lojtarët më të mirë në botë brenda zonës së rreptësisë për shkak të finalizimeve që bën dhe cilësinë së gjithanshme që ka“, ka thënë argjentinasi për faqen zyrtare të Barcelonës.

„Do të jetë një lojë e madhe pasi Manchester City janë përmirësuar shumë këtë sezon”, ka theksuar Mascherano.

Be the first to comment

Leave a Reply