Mbrojtësi brazilian Thiago Silva drejt rikthimit në Serie A

Thiago Silva me shumë mundësi do të rikthehet të luajë përsëri në Serie A, por kësaj here jo me skuadrën e tij të zemrës Milanin.

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germanin, do të provojë një tjetër aventurë, po në kampionatin italian, por kësaj here ai ka zgjedhur rivalët e kuqezinjve Juventusin.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, kampionët e Italisë kanë shfaqur hapur një interesim të madh për mbrojtësin i cili në fund të sezonit pritet të largohet nga PSG-ja me parametra zero.

Megjithatë “Zonja e Vjetër” nuk do ta ketë të lehtë, pasi konkurrenca për Thiago Silvan është e madhe ku në garë janë Real Madrid dhe ish-skuadra e tij e zemrës Milani.

Tani për të ardhmen pritet të vendosë vetë mbrojtësi i cili nuk e ka mohuar një rikthim te Milani, por me interesimin e Juventusit gjerat janë bërë më të vështira. Tani të gjithë tifozët e 7 herë kampionëve të Evropës, shpresojnë që braziliani të vendosi për të ardhmen me zemër dhe jo të shikojë anën monetare, që për Juven dhe Realin ky nuk është një problem

Be the first to comment

Leave a Reply