NEWS: “Zhduket” shqiptari, fitues i 168 milionëve në loto

Deri tash ai punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e punës që nga njoftimi për fitimin e jackpotit ai nuk është dukur më.

Ka fituar javën e kaluar “me një goditje” shumën marramendëse prej 168 milionë eurove në lotarinë euromillions në Belgjikë. Por ku është tash shqiptari fatlum? Në punë nuk është paraqitur, shkruan grenzecho.net.

 

Siç shkruajnë njëzëri mediat belge, personi në fjalë është “zhdukur” ose ka kaluar në ilegalitet, transmeton albinfo.ch.

 pastrim

Deri tash ai punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e punës që nga njoftimi për fitimin e jackpotit ai nuk është dukur më.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Het Nieuwsbad”, bëhet fjalë për një burrë 50 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Belgjikë që nga fundi i viteve `90.

Ai ka fituar me një tiketë lotarie që e ka blerë në një librari të Brukselit dhe pastaj është identifikuar para Lotarisë nacionale belge dhe ka deklaruar se një pjesë të 168 milionë urove do ta dhurojë për qëllime bamirësie.

Be the first to comment

Leave a Reply