Perrie Edwards poshtëron ish të dashurin, Zayn Malik?

Perrie Edwards, ish e dashura e këngë- tarit të bukur pakistanez-britanik, Zayn Malik, ka performuar në „X Factor“ me këngën e saj të re, ku flet rreth „shtirjes për orgazma me një ish të dashur“. Edhe pse, në këtë rast, nuk duhet të jesh belesh, që ta marrësh vesh, thuhet se kjo këngë i dedikohet mu Malikut

Kënga mban titullin „Shout Out To My Ex“ dhe është pritur me interesim. Në tekstin e këngës, Edwards thotë edhe këtë: „Shpresoj që e dashura aktuale e ish të dashurit tim të ketë seks më të mirë dhe të mos jetë e detyruar që edhe ajo të shtiret kinse përjeton orgazma, sikurse unë“. Pra, më troç nuk ka si thuhet. Apo jo, Zayn?