Real Madridi i’a „terroi“ Legias 5:1

Do të luhen sot ndeshjet e treta të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Në fushën e lojës, në orën 20:45, do të zbresin Reali i Madridit, Borusia e Dortmundit dhe Juventusi.

Madrilenët do të kenë përballë Legian e Varshavës, ndërsa gjermanët e Leverkursenit do të presin Totenhemin. Një transferta jo e lehtë do të jetë ajo e Juventusit në fushën e Lionit. Ndërkohë, kampionët anglezë të Leister Sitit do të presin në fushën e tyre Kopenhagenin, ndërsa një duel i fortë do të jetë ai mes Dinamos së Zagrebit dhe Seviljes.

Ndeshjet e grupeve të tjera të Ligës së Kampioneve do të luhen nesër, në orën 20:45.

(Plotësuar)

Real Madrid ka kaluar në epërsi kundër Legias

Golin e epërsisë për Real Madridin e shënoi sulmuesi ullsian, Gareth Bale, i cili shënoi supergol.

………

Nuk janë dashur shumë minuta që Real Madridi të kalojë në epërsi kundër Legias së Varshavës.

Gareth Bale ishte futbollisti që e gjeti rrjetin i pari, në minutën e 16-të. Uellsiani krijoi vet hapësirë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati u dyfishua pas katër minutash. Karim Benzema ishte u dyti që shënoi (20’).

……….

Fillimisht Real Madrid dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e Marcelos, ndërsa skuadra mysafire ngushtoi epërsinë në 2:1 me golin e shënuar nga Radovic nga pika e bardhë.

Fillimisht Real Madrid dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e Marcelos, ndërsa tani me golin e Asensios e ka rritur rezultatin në 3:1.

………………

Lyon ka lëshuar një mundësi të mirë që të kaloi në epërsi kundër Juventusit.

Sulmuesi i Lyonit Alexandre Lacazette ka dështuar të shënoi nga pika e bardhë kundër Juventusit, pasi goditjen e tij e priti Gianluigi Buffon

………………..

Real Madridi  me golin e Asensios e ka rritur rezultatin në 3:1, ndërsa në minutën e 73′ ka shënuar Lucas Vazquez golin e  katërt.

…………..

Juventusi duhet ta zhvillojë pjesën më të madhe të gjysmës së dytë me një futbollist më pak në fushë.

Një ndërhyrje të Mario Leminas, arbitri e gjykoi për karton të verdhë që në fakt ishte i dyti për mesfushorin.

Kjo bëri që gjyqtari Szymon Marciniak t’ia tregonte të kuqin futbollistit të Zonjës së Vjetër (54’).

……………..

Dortmundi po vazhdon të avancoj qysh nga pjesa e parë me rezultat 2:1.

Golat për Dortmundin ishin nga  Aubameyang minunti 9’ dhe Weigl minuti 43’.

Bruno minutin 67 ka shënuar për Sportingun.

……………

Juventusi e ka gjetur golin në ndeshjen kundër Lyonit, edhe pse po luan me dhjetë lojtarë.

Zëvendësimet e Massimiliano Allegrit pas përjashtimit të Mario Leminas (54’), rezultuan të suksesshme.

Ishte Juan Cuadrado, futbollisti që pas një sulmi nga e djathta me një goditje të fuqishme realizoi golin e epërsisë.

……….

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë prej 5:1 kundër skuadrës së Legias në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me fitore në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve, pasi në Santiago Bernabeu ka mposhtur Legian me rezultat 5:1.

Vendësit kanë qenë dominues gjatë tërë ndeshjes, duke shënuar fitore të merituar.