S’ka dëshirë t’i thonë divë (Foto)

Megan Gale ka thënë që nuk ka dëshirë të konsiderohet divë dhe se mendon që kjo gjë mund ta dëmtojë karrierën e saj Ajo është supermodele australiane dhe ka kohë që është në qendër të vëmendjes, me shumë njerëz që e konsiderojnë atë një divë në botën e të famshmëve

Mirëpo, Megan Gale, 41-vjeçare, ka treguar që përkundër faktit që pretendimet e tilla do të mund ta dëmtonin secilën vajzë në aspektin emocional, ajo më tepër është e shqetësuar për karrierën e saj. Megan, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë që fakti që është e qëndrueshme dhe durimtare i ka ndihmuar shumë në karrierën e saj dhe tani ka dëshirë që këtë gjë ta bartë edhe tek modelet më të reja në moshë, të cilat sapo janë bërë pjesë e industrisë. „Disa gjëra mund të ndikojnë shumë negativisht në reputacion sepse njerëzit i lexojnë gjërat dhe i mendojnë si të vërteta. Nuk dua ta lejoj një gjë të tillë“, ka thënë ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply