Super lajm për Shqipërinë para duelit me Izraelin

Arlind Ajeti është gati për ndeshjen kundër Izarealit që kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më 12 nëntor për eliminatoret e Botërorit 2018.

Për herë të parë pas dëmtimit, mbrojtësi ishte në pankinë gjatë fitores 1-4 të Torinos në fushën e Palermos në kampionatin italian.

Një lajm I mirë për De Biazin, që për herë të parë në këtë fushatë eliminatore do të ketë në dispozicion Ajetin.

Futbollisti qëndroi jashtë fushës për afro dy muaj, duke humbur tre sfidat e para të Shqipërisë kundër Maqedonisë, Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Be the first to comment

Leave a Reply