Takimet e ditës së sotme të Ligës së Kampioneve

Do të luhen sot ndeshjet e treta të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Në fushën e lojës, në orën 20:45, do të zbresin Reali i Madridit, Borusia e Dortmundit dhe Juventusi.

Madrilenët do të kenë përballë Legian e Varshavës, ndërsa gjermanët e Leverkursenit do të presin Totenhemin. Një transferta jo e lehtë do të jetë ajo e Juventusit në fushën e Lionit. Ndërkohë, kampionët anglezë të Leister Sitit do të presin në fushën e tyre Kopenhagenin, ndërsa një duel i fortë do të jetë ai mes Dinamos së Zagrebit dhe Seviljes.

Ndeshjet e grupeve të tjera të Ligës së Kampioneve do të luhen nesër, në orën 20:45.