Tovërlani refuzon ofertën nga Zvicra për të qëndruar te Feronikeli

Timonieri’ më i suksesshëm kosovar, Afrim Tovërlani, duket se është dashuruar në skuadrën e Feronikelit nga Drenasi, klub i cili në dy vitet e fundit ka arritur që të kurorëzohet me titullin kampion në elitën e futbollit kosovar.

Strategu nga Prishtina së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë interesante nga klubi United Zurich në Zvicër.

Ky klub bënë gara në Ligën e Tretë të Zvicrës dhe ka ambicie të mëdha, por trajneri i njohur si ‘Toki’ nuk e ka ndërmend që ta ‘prejë në besë’ Feronikelin.

Ai ka refuzuar para të majme teksa në këtë mënyrë ia ka mohuar edhe familjes së tij transferimin në shtetin helvetik.

Be the first to comment

Leave a Reply