Ancelotti tregon a është në krizë Bayerni

arlo Ancelotti thotë se Bayern Munichu nuk është në krizë, përkundër rënies në formë në ndeshjet e fundit.

Bavarezët janë vetëm dy pikë përpara Kolnit në Bundesliga, pasi kanë regjistruar dy barazime në dy xhirot e fundit (1-1 ndaj Kolnit dhe 2-2 ndaj Eintracht Frankfurt).

Po ashtu, ata pësuan nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve (1-0) dhe janë në vend të dytë në Grupin D.

Kjo ka bërë që mediat të raportojnë për një krizë rezultatesh në ekipin e strategut italian, i cili i hedh poshtë këto pohime.

“Është shumë herët për fjalën krizë që po e dëgjoj. Nuk i kemi fituar tri ndeshjet e fundit, por ne kemi luajtur mirë”, ka deklaruar Ancelotti.