Antonie Griezmann krahason veten me Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi i Kombëtares franceze, Antonie Griezmann mendon se është i afërt me nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Pas një sezoni mbresëlënës me kombëtaren e tij dhe skuadrën e Atletico Madridit, Griezmann ka treguar se një dit mund të jetë edhe më i miri në botë.

Në një intervistë për “Eurosport”, ai thotë se është afër nivelit të Messit dhe Ronaldos.

“Unë e ndjej se jam afër nivelit të Messit dhe Ronaldos. Unë jam më mbrapa për trofetë që ata kanë fituar. Qëllimi im është që me Atleticon të arrij suksese të mëdha, dhe të përmirësohem më shumë se në vitin e kaluar”, ka thënë Griezmann.

Francezi të gjitha meritat për këtë formë ia jep trajnerit të tij Diego Simeone, i cili e ka transformuar në një super-lojtar.