Berisha mbetet te Atalanta, pasi Lazio po kërkon këta portierë

Skuadra e Lazios duket se nuk ka më besim tek Etrit Berisha.

Pasi e huazoi tek Atalanta në këtë verë, drejtuesit e klubit duket se tashmë nuk kanë objektiv që ta rikthejnë në ekip.

Situata tek bardhekaltërit është e paqartë teksa po përgatiten për të transferuar një portier në janar.

Portieri aktual Frederico Machetti nuk është aspak në formë dhe Lazios i duhet një portieri që garanton ecur.

Tomas Strakosha edhe pse ka qenë në nivel në ndeshjet që i është dhënë besimi, ai është projektuar si zëvendësues.

Lazio tashëm ka ndarë mendjen dhe portierët që po kërkohen janë Neto i Juventusit dhe Marco Sportiello i Atalantas.

Berisha edhe pse kur ishte në portë te Lazio tregonte vlerat, ai nuk shihet si opsion për tu kthyer dhe për këtë ai do të qëndrojë tek Atalanta.