E tmerrshme: 12 vjeçari në Rahohec ia merr vetes jetën me litar!

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur dje në fshatin Polluzh të Rahovecit. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja policore e rajonit të Gjakovës Lirije Podrimaj-Beqiraj.

“Reth orës 16:00 Policia e Kosovës e ka marr një informatë se në fshatin Polluzhë të Rahovecit familjarët e kanë gjet 12 vjeçarin në litar. Ata kanë kanë këputur litarin duke shpresua që është gjallë dhe e kanë dërguar në qendrën e Mjekësisië Familjare në Rahovec”, tha ajo.

Aty, sipas saj, i mituri është konstatuar që është pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar familjarëve për ceremoni mortore

Ndërsa bëhet editur se nuk  dihen motivet që  e kan dërguar të motuan në këtë akt të tmerrshëm.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme edhe një 20-vjeçar nga Ferizaj i ka dhënë fund jetës së tij. /Lajmi.net/